Macron: Më shumë para për të transformuar ushtrinë

20 Janar 2023 | 15:47

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi sot rritjen e alokimeve shtetërore për ushtrinë me më shumë se një të katërtën në periudhën e ardhshme, duke shpjeguar se kjo do të ndihmojë transformimin e forcave të armatosura për t’iu përgjigjur më shumë kërcënimeve të mundshme.

Buxheti i planifikuar për periudhën 2024-2030 do të mundësonte një program “transformimi” për të përshtatur ushtrinë me mundësitë e konfliktit me intensitet të lartë, i cili është bërë një nevojë edhe më urgjente që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tha Macron.

Buxheti për periudhën e përmendur do të arrijë në 413 miliardë euro, krahasuar me 295 miliardë euro në periudhën 2019-2025. Mesatarisht, kjo do të nënkuptonte një rritje të buxhetit vjetor ushtarak me 28.5 për qind nga 49.2 miliardë euro në 68.8 miliardë.

“Franca ka dhe do të ketë një ushtri të gatshme për sfidat e këtij shekulli”, tha Macron gjatë një fjalimi në bazën ajrore Mont de Marsan në jugperëndim të vendit.

Ai shtoi se Franca do të investonte më shumë në dronë dhe inteligjencë ushtarake dhe tha se po i kërkonte ushtrisë të kalonte në një strategji konflikti me intensitet të lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026

Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke

Arkeologët në Pompei kanë rindërtuar pjesërisht një tavan antik të zbukuruar me afreske që paraqesin skena nga mitologjia greke, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit të lashtë romak....
18:08 | 27/07/2026

Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Francë dhe Spanjë, me një prej zjarreve që ka arritur deri në 15 kilometra nga jugu i qytetit të...
17:45 | 27/07/2026