Macron paralajmëroi udhëheqësit evropianë për ‘tradhti të SHBA-së’ në Ukrainë
Presidenti francez Emmanuel Macron thuhet se i ka paralajmëruar udhëheqësit evropianë se “ekziston mundësia që SHBA-të të tradhtojnë Ukrainën” në negociatat për t’i dhënë fund luftës.
“Tradhtia” e supozuar kishte të bënte me territorin dhe garancitë e sigurisë, sipas revistës gjermane Der Spiegel, e cila citon një memo të rrjedhur nga një bisedë telefonike e kohëve të fundit midis udhëheqësve evropianë.
Spiegel raportoi se kishte marrë një shënim në anglisht që përmblidhte bisedën telefonike, e cila pretendon se përfshin fragmente nga ajo që thanë disa nga pjesëmarrësit.
Sipas medias gjermane, Macron, duke iu referuar bisedimeve, foli për një “rrezik të madh” për Zelenskyn, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz shtoi se udhëheqësi ukrainas – i cili gjithashtu mori pjesë në komunikim – duhej të ishte “shumë i kujdesshëm”.
“Ata po luajnë lojëra me ju dhe ne”, thuhet se tha Mertz, gjë që revista arriti në përfundimin se ishte një referencë për misionin e Steve Witkoff në Moskë.
Der Spiegel raportoi gjithashtu se edhe udhëheqës të tjerë kanë shprehur shqetësimet e tyre. Alexander Stubb i Finlandës thuhet se ka thënë: “Nuk duhet ta lëmë Ukrainën dhe Volodimirin vetëm me këta djem”.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte – i cili publikisht e lëvdon shumë Trumpin – thuhet se është pajtuar me Stubbin “që ne duhet ta mbrojmë Volodimirin”.
Një zëdhënës i Zelensky-t nuk pranoi të komentojë, ashtu si edhe zyra e Merz, ndërsa Pallati Elysee kundërshtoi citimet që i atribuohen Macron-it.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta