Maduro akuzon SHBA për përpjekje për ndryshim regjimi në Venezuelë

19 Shtator 2025 | 07:16

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të instalojnë një “regjim kukull” në vendin e tij me qëllim marrjen nën kontroll të burimeve të mëdha natyrore të Venezuelës.

“Është hartuar një plan imperialist për të ndryshuar regjimin në Venezuelë, për të instaluar një qeveri kukull të Shteteve të Bashkuara dhe për të vjedhur rezervat tona më të mëdha të naftës në botë, rezervat e katërta më të mëdha të gazit në botë dhe rezervat e para të arit,” deklaroi Maduro në një intervistë për kanalin shtetëror Venezolana de Television.

Sipas tij, për realizimin e këtij plani, SHBA ka përqendruar në Karaibe anije luftarake dhe një nëndetëse bërthamore, ndërsa ka ngritur akuza të rreme ndaj Venezuelës. Maduro pretendoi se organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Organizata Botërore e Doganave dhe DEA amerikane i kanë hedhur poshtë akuzat për trafik droge.

“Edhe në SHBA, askush nuk i beson gënjeshtrat që po thuhen për mua dhe për Venezuelën,” u shpreh ai, duke shtuar se përpjekjet amerikane nuk do të kenë sukses dhe se Venezuela do të mbetet “një vend i pavarur, i lirë dhe paqësor”.

Presidenti njoftoi gjithashtu se Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane janë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake tre-ditore me emrin “Sovraniteti i Karaibeve 200” në ujërat territoriale të vendit. Ai theksoi se popujt e Karaibeve dhe Amerikës së Jugut kanë të drejtë të jetojnë në paqe dhe se sovraniteti i tyre nuk duhet të shkelet.

“Venezuela ka një shtet të fuqishëm, një qeveri të konsoliduar dhe një popull të vendosur, që garanton fitoren në çdo rrethanë,” përfundoi Maduro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026