Majlinda Bregu: Abuzuesit me fëmijët s’mund të përfitojnë ulje dënimi

3 Qershor 2020 | 18:16

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban detyrën Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, duke iu referuar rastit të fundit të dhunës seksuale ndaj një 15-vjeçareje nga roja i shkollës, kërkon që kësaj kategorie të akuzuarisht të mos u jepet e drejta për gjykim të shkurtuar.

Znj. Bregu argumenton se në bazë të Kodit Penal, 65-vjeccarit të akuzuar i lind e drejtat për të kërkuar gjykim të shkurtuar që do të thotë se, nga kjo përfiton uljen e 1/3 së dënimit. Ndërsa Kodi i Procedurës Penale parashikon për të tilla vepra një dënim nga 5 deri në 20 vjet heqje lirie dhe ndonjë lëshim mund të bëjë që i akuzuari në fund të dënohet shumë pak.

“Unë nuk gjej argument bindës se pse një dhunues fëmijësh mund të kërkojë, sipas Kodit Penal, gjykim të shkurtuar. Nëse i miratohet me vendim gjykate, dhunuesi përfiton 1/3 ulje dënimi!!!! (Neni 403 i Kodit të Procedurës Penale nuk lejon vetëm të dënuarit më burgim të përjetshëm të kërkojnë gjykim të shkurtuar, ndërsa rasti në fjalë këtu, dënohet sipas nenit 101 të Kodit Penal nga 5-20 vjet heqje lirie.)

Largqoftë bie çështja në dorë të ndonjë gjykatësi të papërgjegjshëm! Por në shoqëri si e jona me këtë incidencë të dhunës ndaj të miturve e grave, a i duhet lënë e drejta e gjykimit të shkurtuar dhunuesve të fëmijëve?! Keqardhja nuk mjafton! Ajo nuk peshon asnjë gram aq sa të ndryshojë situatën!”, shprehet znj. Bregu.

Lexoni gjithashtu:

Mesazhet në muret e Tiranës kundër dhunës seksuale: Ti ke motra, nuk je vetëm!

‘Abuzimi me të miturën, dështim i protokolleve’, Hysi: Policët në shkolla të bashkëpunojnë me mësuesit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026