Makina, apartamente e parkime, sekuestrohen pasuritë e “Zotit të drogës” në Durrës
Prokuroria e Posaçme kërkon sekuestrimin e pasurive të Alket Hatisë, i cili u arrestua në Shqipëri dhe u ekstradua drejt Italisë për të vuajtur dënimin për trafikim narkotikësh.
Pasuritë janë më emër të Hatisë, vëllait dhe bashkëshortes së tij, teksa kërkesa vjen në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”.
Janë 8 pasuri në kerkësën për konfiskim, pasi ishin me burim të pajustifikuar. Mes tyre, apartamente, parkime dhe automjete.
Ndërkohë një hotel në pronësi të familjes Hatia pas hetimeve është kthyer me vendim të Gjykatës së Apelit.
Alket Hatija, konsiderohet si një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i arrestuar për qëllime ekstradimi në Durrës. 50-vjeçari, i njohur ndryshe edhe si ‘Zoti i drogës’, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 20 vite burgim.
Hatija ka vuajtur 16 vite burg në Shqipëri për trafik droge, por nuk i njihen në Itali, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore