Makina bie në humnerë, humb jetën një person në Elbasan

20 Dhjetor 2022 | 10:09

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident me vdekje në Elbasan.

Mësohet se makina ka rënë në humnerë në fshatin Camurr, ku ka humbur jetën një person.

Ndërkohë gjatë aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona të tjerë.

Dy nga të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa i treti ndodhet ende brenda mjetit.

Numri i aksidenteve rrugore është ulur këtë vit. Nga janari deri në nëntor, 1479 njerëz janë përfshirë në aksidente rrugore.

Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë janë 14% të plagosur dhe të vrarë më pak.

Drejtuesit e mjeteve mbetet shkakatarët kryesorë, ndërsa numri më i madh i përplasjeve është regjistruar në Tiranë e Lezhë. Ndërsa në Qarqet Shkodër e Dibër ka pasur këtë vit numër të ulët të aksideneteve dhe të lënduarve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026