Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, 3 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë
Një aksident me tre të plagosur është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Korçë- Ersekë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg kryqëzimit të fshatit Kamenicë. Një 52-vjeçare me iniciale H.K nga fshati Starje i Ersekës ka qenë duke udhëtuar me mjetin Jeep nga Korça në drejtim të Ersekës.
Në afërsi të fshatit Kamenicë sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor 52-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur fillimisht me sinjalistikën në krahun e kundërt të rrugës dhe më pas me barrierat mbrojtëse të aksit nacional.
Goditja gjithnjë sipas ekspertëve ka qenë e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha të mjetit në pjesën e përparme të tij. Për fatin e mirë nga goditja ka përfunduar e lënduar lehtë drejtuesja e mjetit tip Jeep ndërkohë që nipi dhe mbesa në moshë të mitur ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve
Burime që vijnë nga spitali i Korçës thanë se gjendja e dy të miturve nuk paraqet probleme për shëndetin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti që për fatin e mirë nuk ka pasur pasoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht