Makina e shkatërruar dhe e ndarë në disa pjesë, pamjet e aksidentit me 8 viktima

2 Prill 2024 | 15:52

Trafiku i emigrantëve në vendin tonë ka rezultuar fatal për 7 klandenstinë nga vendet e treta dhe për shoferin e automjetit me të cilin ata udhëtonin, pasi humbën jetën në një aksident tragjik. Ngjarja e rëndë u regjistrua disa kilometra larg qytetit të Këlcyrës, pranë fshatit Kuqar. Grupi i klandestinëve kishte hyrë ilegalisht nga kufiri i gjelbër me Greqinë ndërsa automjeti si shkak i shpejtësisë doli nga rruga dhe u rrëzua rreth 200 m poshtë në shtratin e lumit Vjosa.

Siç shihet dhe nga pamjet e sigurara nga ekipi i Euronews Albania në vendngjarje, automjeti duket i shkatërruar tërësisht. Çantat e emigrantëve dhe pjesët e makinës gjenden të shpërndara përgjatë lumit, përfshirë dhe mororin e mjetit i cili ndodhet disa metra larg makinës.

5 prej personave të pajetë u gjetën gjithashtu jashtë makinës, ndërkohë që tre të tjerë ishin të bllokuar në automjetin e shkatërruar.

Drejtuesi i automjetit i identifikuar si Edision Bregaj 24 vjec ishte nga Shkodra dhe dyshohet se kundrejt pagesave po transportonte emigrantët drejt kufirit me Malin e Zi, të cilin këta të fundit e përdorin më pas për të kaluar në vendet e BE-së. Automjeti që po transportonte emigrantët ishte marrë me qira nga një tjetër shtetas 26 vjeçar në Shkodër i cili është marrë në pyetje nga policia.

Sakaq, pas nxjerrjes së trupave të pajetë ekspertët autoteknikë po kqyrin automjetin, në bashkëpunim me grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë që i mori jetën 8 personave.

“Kqyrja me kujdes e të gjitha kufomave. identifikimi i tyre pastaj në bashkëpunim edhe me të gjitha strukturat e tjera do të kryejmë të gjitha veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet se pse ndodhi kjo ngjarje dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026