Makina futet në lokal, plagosen dy të moshuar në Tiranë

24 Gusht 2023 | 13:19

Një 28-vjeçar në Tiranë do të procedohet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregulave të qarkullimit rrugor”, pasi ndërsa po drejtonte makinën ka humbur kontrollin e saj dhe është futur në në një lokal.

Si pasojë e këtij incidenti kanë mbetur të plagosur dy të moshuar të moshave 73 dhe 71 vjeç.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin V. Z., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mëngjesin e sotëm, në Kombinat, duke drejtuar automjetin, ka tentuar të kalojë nga trotuari në rrugë, por gjatë manovrimit ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga duke u futur në ambientet e një lokali në anë të rrugës.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetaset A. Sh., 73 vjeçe dhe F. T., 71 vjeçe, që po qëndronin në këtë lokal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026