Makina përplas për vdekje një këmbësor në Kukës
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjegjan të Kukësit. Një këmbësor, i moshës rreth 60-vjeçare ka ndërruar jetë pas përplasjes nga një automjet në autostradën “Milot-Morinë”.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, 27-vjeçari me inicialet A.M.
Ndërkohë që po vijon puna për të bërë të mundur identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen