Makina përplaset më furgonin në Korçë, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues shtetasin B. H., me mjetin tip “Volkswagen”, me targa greke, me drejtues shtetasin A. M.
Për pasojë janë dëmtuar 3 anëtarët e një familje, nëna me dy djemtë që ndodheshin në mjetin tip “Volkswagen”.
Mësohet se janë plagosur personat e identifikuar si, Gj. M, rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe M. M, rreth 48 vjeçe.
Të plagosurit u dërguan në Spitalin e Korçës, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut