VIDEO| Makina rrëmbehet nga përroi, shpëtohet familja në Lezhë
Një familje prej 5 personash ka rrezikuar jetën ndërsa po tentonin të kalonin përroin e Kalurit, në Njësinë Administrative Ungrej të Bashkisë Lezhë.
Makina me të cilën ata udhëtonin mbeti në mes të përroit, ndërsa po tentonin ta kalonin atë teksa ktheheshin nga Ungreji drejt fshatit të tyre.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë ndërhyrë menjëherë, duke shmangur një tragjedi të mundshme pasi niveli përroit ishte rritur ndjeshëm dhe rrjedha e tij ishte e fortë.
5 personat u bllokuan në makinë në pamundësi për të dalë dhe gjithçka u zgjidh me ndihmën e personave të tjerë që konstatuan situatën.
Familja që rrezikoi ka ndjekur rrugën në të cilën kishte udhëtuar edhe më parë duke mos e ditur rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në mungesë të një rruge tjetër alternative.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset