Makinat e vjetra drejt ndalimit, s’do lejohen importet e mjeteve para vitit 2011
Makinat me moshë më të madhe se 15 vjet nuk do të lejohet të futen në Shqipëri. Vendimi pritet të merret këtë vit, si pjesë e kufizimeve për ndotjen e mjedisit dhe sigurisë rrugore.
Së shpejti në vend nuk do të lejohet më regjistrimi i automjeteve që nuk përmbushin standardin “Euro 5” të Bashkimit Evropian, nga “Euro 4” që aktualisht është në fuqi.
Ky kod lidhet me nivelin e ndotjes dhe një vendimmarrje për këtë standard do të përkonte me ndalimin e importit të makinave që janë prodhuar para vitit 2011.
Vitin e kaluar, Drejtoria e Transporteve regjistroi 100,000 makina, të cilat hynë në vendin tonë nga 81 shtete, dhe më shumë se 33 mijë përkonin me kategorinë mjedisore Euro 4, ndërsa 22 mijë ishin me moshë më të madhe se 15 vjet.
Nisma për të ndaluar makinat e vjetra nuk është vendase, por ajo është kërkesë për zbatimin e politikave ndërkombëtare të klimës, njëkohësisht edhe të sigurisë në rrugë, pasi me vazhdimin e qarkullimit të tyre rriten edhe gjasat për aksidente.
Në rajon, këtë vit Mali i Zi vendosi që të ndalojë futjen e makinave të prodhuara para 15 vjetëve, ose para vitit 2009, ndërsa Kosova, me ligj të miratuar në vitin 2017, nuk lejon importin e mjeteve më të vjetra se 10 vjet. Pra, në shtetin fqinj, nga 1 janari ndalohet të futen makinat e prodhuara para vitit 2015.
Në vendet e rajonit, mosha mesatare e makinave është 18 vjet, ndërsa në Bashkimin Europian 12.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjyqi “Partizani”, dëshmon Pango: Turizmi dhe trashëgimia kulturore ishin në fokusin tim, sportet ishin më të pavarur
Sot gjyqi “Partizani”, mes dëshmitarëve ish-ministri Ylli Pango
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 11:02 Aksidenti i rëndë në Gjermani ku humbën jetën dy vajzat nga Kosova, identifikohen viktimat (EMRAT)
- 11:00 Gjyqi “Partizani”, dëshmon Pango: Turizmi dhe trashëgimia kulturore ishin në fokusin tim, sportet ishin më të pavarur
- 10:47 Presidenti Aoun bisedë telefonike me Vance dhe kryeministrin e Katarit, diskutojnë armëpushimin në Liban
- 10:43 Tajvani rrit gatishmërinë ndaj Kinës, nis ushtrime të menjëhershme luftarake në të gjithë ishullin
- 10:39 Zelenskyy: Ukraina do të vendosë se kush e përfaqëson Evropën në bisedimet me Rusinë
- 10:38 Jep dorëheqjen Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer