Malajzia në hapat e Australisë, do të ndalojë rrjetet sociale për moshat nën 16 vjeç
Malajzia planifikon të ndalojë mediat sociale për personat nën 16 vjeç, duke shtuar emrin e saj në një listë vendesh që po miratojnë rregulla më të rrepta për të mbrojtur të miturit në internet.
Ministri i Komunikimit, Fahmi Fanjil tha të dielën se qeveria po shqyrton modelet e përdorura në Australi dhe vende të tjera për të vendosur kufizime moshe. Ai tha se qëllimi është të mbrojë të rinjtë nga rreziqe të tilla si ngacmimi në internet, mashtrimet financiare dhe abuzimi seksual i fëmijëve.
“Shpresojmë që brenda vitit të ardhshëm, platformat do të zbatojnë vendimin e qeverisë për të ndaluar përdoruesit nën 16 vjeç të krijojnë llogari”, tha ai.
Në SHBA, kompani të mëdha si TikTok, Snapchat, Google dhe Meta po përballen me padi për rolin e tyre në përkeqësimin e shëndetit mendor të të rinjve. Australia po përgatitet të çaktivizojë llogaritë e përdoruesve nën 16 vjeç muajin e ardhshëm, ndërsa vende të tilla si Franca, Spanja, Italia, Danimarka dhe Greqia po testojnë së bashku teknologjitë e verifikimit të moshës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bosnjen e merr sërish Dodik, aleati i tij Siniša Karan i ngushtë fiton zgjedhjet
- Jo të gjithë e duan ChatGPT: Njihuni me trendin e ri anti-AI
Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja