English

Mali i Zi ekstradon në Korenë e Jugut partnerin e “mbretit të kriptovalutave”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mali i Zi ka ekstraduar një partner biznesi të Hyeong Do Kwon, një sipërmarrës koreano-jugor i njohur si “mbreti i kriptovalutave”, i cili kërkohet si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Korenë e Jugut për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të dhjetëra miliarda eurove.

- Advertisement -

Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Hon Chang-Joon, u dënuan më 19 qershor 2023 nga Gjykata Themelore në Podgoricë me nga katër muaj burgim, për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.

Ata ishin arrestuar në aeroportin e Podgoricës prej ku kishin tentuar nisjen me aeroplan privat për në Dubai, me pasaporta të paligjshme.

Arrestimi i Do Kwon-it kishte marrë vëmendje botërore, sepse ai është një prej personave më të kërkuar, lidhur me mashtrimet që dyshohen të jenë kryer përmes kriptovalutave.

Policia tha më 5 shkurt se Hon Chang-joon iu dorëzua zyrtarëve të Koresë së Jugut në aeroportin në Podgoricë dhe se do të kthehej në vendin e tij në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli (Agjencia Ndërkombëtare Policore).

Kwon mbetet në paraburgim në Mal të Zi, derisa zyrtarët të vendosin nëse ai do të ekstradohet në Korenë e Jugut apo në Shtetet e Bashkuara.

Të dy kishin përdorur dokumente të Kosta Rikës, ndërsa përgjatë kërkimeve, atyre u janë gjetur edhe dokumente të Koresë Jugore dhe Belgjikës.

Hyeong Do Kwon dhe Hon Chang-Joon kishin thënë në gjykatë se kanë aplikuar për pasaporta të Kosta Rikës në Singapor, përmes një agjencie atje, dhe më pas janë pajisur me to, pas përfundimit të procedurës.

Një gjykatë malazeze më 24 nëntor 2023 tha se Kwon kishte pranuar të ekstradohej në Korenë e Jugut, por se vendimi përfundimtar se në cilin vend do të ekstradohej i takon ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi, Andrej Milovic.

Ky vendim ende nuk është marrë.

Do Kwon kërkohet nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Singapori për atë që Komisioni amerikan i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) e quan “orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto”.

Shumë investitorë humbën kursimet e tyre kur Luna dhe Terra USD kolapsuan, duke rënë në një vlerë afër zeros. Pasojat nga kolapsi i Terraform Labs ndikuan gjithashtu në tregun më të gjerë të kriptovalutave.

Gjykata e Qarkut e SHBA-së në Manhattan ka lëshuar një aktakuzë me tetë pika kundër Kwon për mashtrim me letrat me vlerë, mashtrim me kabllo, mashtrim me mallra dhe komplot. Firma e tij kohët e fundit kërkoi mbrojtje nga falimentimi në Shtetet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?