Malltezi në SPAK: Edhe vetë prokurorët pranojnë se në çështjen ‘Partizani’ s’ka dëm

25 Janar 2024 | 11:13

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka mbërritur në SPAK ku do të merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me dosjen “Partizani”.

Nga pamjet e siguruara nga Euroneës Albania, Malltezi shfaqet me disa dokumenta në dorë, që pretendon se provojnë pafajësinë e tij.

Gjatë një deklarate për mediat para ambienteve të SPAK, Malltezi ka thënë se në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani edhe vetë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion e pranon se nuk ka dëm.

Sipas tij SPAK heton dhe burgos njerëz, edhe kur vetë e di se nuk ka dëm.

Malltezi akuzohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Kujtojmë se ndaj Malltezit fillimisht u vendos nga SPAK masa e sigurisë “arrest me burg”, por më pas GJKKO vendosi që ta lërë atë në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani për të cilën akuzohet Malltezi, akuzohet edhe ish-kryeministri Sali Berisha për “korrupsion”.

DEKLARATA E JAMARBËR MALLTEZIT, PARA SPAK:

E para, toka ishte e pronarëve fisnikë themelues të familjeve të Tiranës.

Dy, kjo tokë nuk ishte e shpronësuar, kjo ishte e këtyre familjeve dhe mbi 100 familjeve trashëgimtare të 5 familjeve të origjinës.

Tre, klubi Partizani nuk iu kthye Jamarbër Malltezit, iu kthye 100 familjeve, është krejt ndryshe nga ato që bën Edi Rama me katër VKM që ia jep një personi. Pra, asnjë qeverisje nuk ia ka dhënë Jamarbër Malltezit apo një personi, por ia ka dhënë 100 familjeve pronare.

E katërta, në këtë çështje, edhe vetë SPAK-u e pranon se nuk ka dëm. Pra, po bëjnë hetime kur nuk ka dëm. Po arrestojnë dhe burgosin njerëz me shfaqje kur nuk ka dëm.

Sa është dëmi? Zero! Përkundrazi shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi i objekteve të rrënuara.

Nga ana tjetër, çfarë ka rezultuar? Ka rezultuar se Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, vepër penale e dënueshme sipas nenit 315 të Kodit Penal.

Por Taulant Balla qenka mbi ligjin. SPAK-u bëhet SNUK.

E pesta, Edi Rama ka bërë shkelje, ka bërë dëm. Shpërdorim detyre me dëm mbi 330 mijë euro. E kam administruar së fundmi se e kishin fshehur. Vetëm këto dy muajt e fundit e kanë administruar si provë, por nuk ndihen. Pse? Se është Edi Rama! Sepse është dëm që vjen nga Edi Rama dhe Edi Rama është mbi ligjin.

Këto i lëpihen, këta janë larot e Edi Ramës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026

Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në një postim në facebook, Rama ka publikuar disa turiste me origjinë...
16:25 | 25/06/2026