Caktohen datat, kur pritet të merren në pyetje Berisha dhe Malltezi
SPAK pranoi kërkesat e avokatëve të Berishës dhe Malltezit duke i shtyrë seancat e marrjes në pyetje.
Prokuroria e Posaçme ka caktuar datën 23 janar për të marrë në pyetje ish-kryeministrin Berisha. Ndërkohë që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi pritet të merret në pyetje më datë 25 janar.
Ndërkohë që seanca në Apelin e GJKKO-së pritet të mbahet më datë 24 janar.
Ish-kryemistri depozitoi në GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” me një masë më të butë sigurie.
Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bëri me dije se sipas shortit, trupi gjykues monokratik që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Kujtojmë se Olldashi është gjyqtarja që zbuti masën e sigurisë me për Jamarbër Malltezin, nga “Arrest në burg”, në “Arrest shtëpie”.
GJKKO caktoi më 30 dhjetor 2023, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikqyrje policore, ndaj ish-kryeministrit.
Sipas vendimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, si dhe nuk duhet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.
Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
LEXONI GJITHASHTU:
Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave