Mamaqi: I kam kthyer një përgjigje zonjës Tiço, personale ndaj meje
Libri i parë i Ermal Mamaqit, “Në garë me veten”, është kthyer në “mollë sherri” mes tij dhe Iva Tiços.
Mamaqi në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se i ka kthyer përgjigjet Tiços duke thënë se i mirëkupton njerëzit që nuk e njohin.
Përsa i përket librit të tij, aktori i humorit theksoi se çdo person ka të drejtë të botojë libër, pastaj është në dorë të njerëzve nëse zgjedhin ta blejnë ose jo.
“Ia kam kthyer një përgjigje zonjës. Më vjen keq që njerëzit gjejnë mundësi dhe e tregojnë veten ose ato sikletet që kanë. Mirëkuptojë ata që nuk më njohin. Çdo person ka të drejtë të mbledhë eksperiencat e tij dhe ti përmbledhë në një libër, pastaj sovrani ka të drejtë ta marrë ose jo. Në të gjitha projektet që bëjë ka reagime negative”- tha ai.
Anisa Kushta, një emër i njohur në Instagram për humorin origjinal, ironinë dhe auto-ironinë e saj, publikoi një postim që i referohet librit të Mamaqit. Në një foto-montazh ku duket sikur Kushta do të publikojë një libër, ajo vendos titullin “Në garë me qentë e lagjes”.
Në postimin në fjalë, Iva Tiço komentoi si më poshtë:
“Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kotmekot, por siç thotë dhe një njeri i ndritur kjo është kohë e harxhuar kot. Faleminderit e nderuar që keni nxjerre këtë vepër, vetëm duam dhe trajnime nga ty se këto janë tema të thella shumë shune, respekte dhe mirënjohje per Juve.”
Në koment, Ermal Mamaqi i shkruan Iva Tiços
“Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kotmekot ndërhyra, se nuk kam lidhje më këtë punë por ngaqë jam fans i Anisës. Por ty nuk duhet asnjë trajnim sepse ti …….. [emoji me puthje]”
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump