“Mami ndërroi jetë nga kanceri”!, rrëfimi tronditës i Sabina Kodrës: Onkologjiku ishte një spital i tmerrshëm

10 Maj 2026 | 19:17

Sabina Kodra, producente, ka qenë e ftuar këtë të dielë në Interview me Mirela Milori, e cila ka folur për episode nga jeta e saj. Kodra ka ndarë në Interview në Euronews Albania eksperiencën e saj të trishtueshme të ndarjes nga jeta të nënës në një kohë të vështirë. Ajo ka folur për kushtet me të cilat është ndeshur në spitale në ato kohë.

“Kam pas një moment shumë të vështirë mami ndërroi jetë nga kanceri dhe njerëzit vdesin, mamaja ime ishte 83 vjeç. Ne e deshëm dhe ajo jetoi e lumtur. Ne jemi kujdesur për të si për asnjë njeri në këtë botë, por java e fundit e jetës së saj, ishte një sëmundje e tmerrshme, traumatike për të gjithë. Më ka shkundur themelet momenti kur mami ishte ditët e fundit dhe duhet të shkonim te onkologjiku. Onkologjiku ishte një spital i tmerrshëm. Në një dhomë me 6 veta me 6 shtretër ishin dhe 6 familjarë, kur e vetmja gjë që dëgjoje vetëm rënkimet e tyre. Ishte një spital i tmerrshëm se Shqipëria nuk ka struktura mbështetëse për të sëmurët paliativ. Edhe unë duhet të laja me lot gjithë korridorin me lot të spitalit dhe t’i lutesha çdo mëngjes që mos të ma nxirrte maman nga spitali sepse s’kisha ku ta lija. Duhet t’i bëja serume morfina, sepse kishte një infermier për 24 pacientë. Çfarë është ajo shoqëri e cila nuk është kujdesur, dhe si ka mundësi që nuk ndërtuam një spital për të sëmurët paliati.”-tha Kodra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm

Aktori Lulzim Zeqa ka folur për sfidën e interpretimit të Jagos në shfaqjen “Otello”, duke e cilësuar këtë rol si një nga personazhet më të...
21:49 | 28/06/2026

“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në

Arben Kumbaro, regjisori i njohur, ka folur këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin. Kumbaro ka komentuar aktualitetin në Akademinë e Arteve dhe...
20:40 | 14/06/2026

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026