Man City: Shkolla jonë e futbollit në Durrës pritet të hapet në vjeshtë 2024
Ekipi i Manchester Cityt ka ndarë në faqen zyrtare të klubit pamjet si do të duket shkolla e futbollit që pritet të hapet në qytetin e Durrësit në vjeshtën e vitit 2024.
Objekti i ri do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së ekipit të Manchester City-t për të ofruar edukim futbolli të klasit botëror për lojtarët e rinj.
Kjo është shkolla më e fundit nga tetë shkollat e futbollit që Manchester City ka në nivel global.
“Përveç Shkollës së Futbollit, Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Sportit po lançon gjithashtu një Akademi Elite në vjeshtën e vitit 2024 për të ofruar një shteg për futbollistët vendas që aspirojnë të arrijnë nivelet më të larta të lojës. Akademia do të ndërtohet duke përdorur konsulencë nga City Football Group, organizata mëmë e Manchester City”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Jorgina Busquets, Drejtore Menaxhuese e Edukimit, Rekreacionit dhe Klubeve Partnere në City Football Group, tha: “Ne jemi të kënaqur të shpallim një Shkollë të re të Futbollit në Shqipëri. Është oferta më e fundit si pjesë e një zgjerimi të vazhdueshëm global të programimit arsimor të Klubit pasi ne synojmë të ndajmë metodologjinë tonë të stërvitjes, njohuritë dhe përvojën për të zhvilluar të rinjtë në mbarë botën.
Ne presim me padurim të punojmë me ministrinë shqiptare për një sërë aktivitetesh brenda vendit, ndërsa punojmë drejt hapjes së shkollës në vjeshtën e vitit 2024”, tha ajo.
Lajmi u përshëndet dhe nga kryministri Edi Rama, i cili theksoi s ekantieri për ndërtimin e shkollës pritet të hapet brenda pranverës.
“LAJM I BUKUR deklarimi zyrtar i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri.
Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”, shkroi Rama në facebook.
Lojtarët dhe prindërit e interesuar mund të mësojnë më shumë duke vizituar www.dcfa.al.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve