Manastirliu: Indeksuam çmimet, më shumë përfitues nga barnat e rimbursueshme

5 Prill 2023 | 14:42

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi këtë të mërkurë miratimin e vendimit në Këshillin e Ministrave për indeksimin e çmimeve të barnave të rimbursueshme.

Në një deklaratë për mediat, Manastirliu theksoi se ky vendim i hap rrugë ministrisë për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit për të sëmurët kronikë.

“Ky vendim na krijon mundësinë për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundje kronike si dhe zgjerimin e diagnozave të mjekimit dhe rritjen e numrit të qytetarëve që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave. Ky indeksim i çmimeve i siguron një benefit buxhetit të alokuar për barnat në listën e rimbursimit në vlerën rreth 3.6 milion dollarë, të cilat do të shfrytëzohen sërish për të mbështetur më shumë persona me sëmundje kronike dhe për të zgjeruar alternativat e mjekimit për ta, por edhe për të mundësuar që barra e sëmundshmërisë, e ardhur edhe nga pandemia e Covid-19, të mundet të mbulohet plotësisht”, tha Manastirliu.

Gjatë komunikimit pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ministrja Manastirliu foli edhe për rimbursimin e fishave të diabetit për pensionistët.

“Prej një muaji ka filluar edhe rimbursimi i fishave të diabetit, nga i cili përfitojnë një targetgrupi i të moshuarve +65 vjeç rreth 50 mijë të moshuar dhe prej fillimit të këtij programi janë përfitues mbi 35 mijë të moshuar, si dhe fëmijë dhe të rinj deri në moshën 25 vjeç që përfitojnë falas fishat e diabetit, duke e bërë më gjithëpërfshirëse skemën e rimbursimit, duke përfshirë dhe pajisjet mjekësore në të, siç janë fishat e diabetit dhe duke synuar një trajtim më të mirë të sëmundjeve kronike”, tha Manastirliu.

Nga lista e barnave të rimbursueshme përfitojnë më shumë se 410 mijë qytetarë, ku më shumë se 60% e tyre janë pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar, që mbështeten me trajtimin medikamentoz sipas diagnozave të mjekimit që ata marrin nga mjekët e familjes. Lista e barnave të rimbursueshme përmban rreth 1191 alternativa mjekimi për pacientët që trajtohen në shërbimin ambulator. Për vitin 2023 është rritur buxheti për listën e rimbursimit të barnave, duke e çuar në 11.4 miliard lekë. Ky buxhet i rritur si dhe indeksimi i çmimeve, e cila është tashmë një praktikë e përvitshme, do të ndikojnë në përmirësimin dhe zgjerimin e terapive të mjekimit për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026