Manastirliu lajmëron reformë në sistemin parashkollor, gjoba për kopshtet pa licencë
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, njoftoi këtë të hënë se është ngritur një task-forcë që do të merret me kontrollin e të gjitha kopshteve që operojnë në treg pa licencë.
Manastirliu theksoi se do të bëhet një reformë për arasimin parashkollor, e cila do të bëjë një rishikim të plotë paketës ligjore, ku do të rishihet dhe kurrikula dhe standardet e punësimit të edukatoreve.
“Ende ka problematika që do duhen të adresohen. Në krye të listës do të jetë reforma e arsimit parashkollor.
Rishikimin e plotë të paketës ligjore, përgjegjësi të reja në çerdhe dhe kopshte. Standarde të reja në parashkollor në fokus rishikimin e kurrikulës. Një kornizë e re e vlerësimit të cilësisë me standarde të reja për punësimin e edukatoreve. Puna do të fillojë menjëherë dhe qytetarët do të informohen. Fenomene të tilla si ai që ndodhi pak ditë më parë janë të dhimbshme, por mund t’i luftojmë duke ndërvepruar të gjithë së bashku”, tha Manastirliu.
Ministrja e Arsimit shtoi se që nga nisja e punës së task-forcës, janë evidentuar 8 kopshte private pa licencë. Ajo nënvizoi se subjektet e palicensuara do të gjobiten deri në 1 mln lekë të reja do t;u ndërpritet në mënyrë të menjëhershme i gjithë aktiviteti.
“8 subjekte jopublike, rezultojnë të mos kenë aplikuar për licencë, dy prej tyre i është refuzuar licencimi. Në përfundim do merren masat përkatëse. 13 subjekte jopublike ushtrojnë veprimtari në statusin ditor. Pra nuk rezultojnë të jenë me licencë për kopsht. Për hir të transparencës Ministria e Arsimit, ka publikuar listën e kopshteve të licencuara dhe kjo listë është në përditësim e sipër. Kopshtet duhet të marrin masat të pajisen me dokumentin e licencës. Në rast të mos pajisjes do të vijohet me gjobë deri në 1 mln lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetet”, tha Manastirliu.
Reforma e lajmëruar prej Manastirliut erdhi pas dhunimit të 3-vjeçares në kopshtin privat në Tiranë, i cili ishte i pa licensuar.
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh