Manastirliu u përgjigjet akuzave: Të dytët në rajon për numrin e ulët të vdekjeve për COVID-19

29 Qershor 2020 | 15:48

Që prej heqjes së masave kufizuese, Shqipëria ka njohur një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve me COVID-19. Vetëm 24 orët e fundit nga testimi i 371 personave, 64 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Aktualisht në të gjithë vendin numërohen gati 1 mijë persona të infektuar, ku zonat më të prekura janë Tirana, Shkodra dhe Durrësi.

Që prej nisjes së pandemisë, politika ka qenë e ndarë në qëndrime. Opozita vazhdimisht ka kërkuar që të bëhen më shumë testime si dhe të forcohen masat për mbrojtjen e shtresave më të rrezikuara duke nisur nga mjekët dhe policia.

Madje së fundmi, ish-zv. ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia thotë se QSUT është kthyer në një vatër infektimi. Sipas tij dhe testimet po kryehen me njohje dhe akuzon qeverinë se nuk ka investuar për të rritur kapacitetin ditor pë teste.

“Bërja e tamponëve si qokë është skandaloze dhe kriminale, sepse injorimi i personave të infektuar, ndihmon në përhapjen e virusit. Nuk mund të kursehen tamponët për ata që kanë nevojë!!! Është kriminale se si akoma sot, 4 muaj mbas fillimit te emergjencës është zero investimi për rritjen e kapaciteteve testuese, asnjë investim për një laborator të ri, asnjë investim për sigurimin e numrit të mjaftueshëm të testeve, asnjë investim për garantimin e mjeteve mbrojtëse për mjekët apo sigurimin e maskave të mjaftueshme për qytetarët shqiptarë”, shprehet Spahia.

Sipas tij aktualisht në QSUT janë të infektuar 7 shërbime duke e kthyer qendrën spitalore më të madhe në vend në “vatër të nxehtë” të përhapjes së COVID-19, duke bërë përgjegjës Ministrinë e Shëndetësisë.

Pas këtyre akuzave, Ogerta Manastirliu ka reaguar duke thënë se, për testimet po ndiqet rekomandimi i ekspertëve ndërsa po punohe ccdo ditë për të forcuar kapacitetet e sistemit shëndetësor përr t’oi përgjigjur epidemisë së coronavirus.

Sipas ministres, po ndiqet strategjia e izolimit pasi virusi është në kulmin e fuqisë goditëse. Sa u takon kapaciteteve spitalore, znj. Manastirliu thotë se deri tani është ezauruar vetëm 20% e shtretërve.

“Sot, numri i qytetarëve të shtruar në spital është rreth 20% e kapacitetit të shtretërve të vëna në dispozicion. Po bëhet një punë heroike nga mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës në spitalin Infektiv në QSUT. Numri i fataliteteve për një milion banorë, është shumë më i ulët se sa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe i dyti më i ulët ndër vendet e rajonit”, tha Manastirliu.

 

Lexoni gjithashtu:

64 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, humbin jetën edhe 2 persona

Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës rezulton pozitive me COVID-19

Meta i shqetësuar nga prirja e pandemisë, thirrje qeverisë për strategji konkrete

Universiteti Politeknik kalon online provimet, një studente dyshohet me COVID

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026