Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, PD i drejtohet gjykatës me 2 kërkesa të ndryshme
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe grupimi i Sali Berishës kanë dorëzuar në gjykatën kushtetuese dy kërkesa të ndryshme, me të njëjtin objekt, atë të ndërprerjes së mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.
PD e akuzon ministren e jashtme se përmes mandatit të deputetes, bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria në bregdetin e jugut.
Kërkesa e depozituar nga grupi parlamentar demokrat mban 14 firma.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon gjykatës kushtetuese të marrë në shqyrtim pa vonesë kërkesën e depozituar sot në mëngjes dhe i kërkon të garantojë zbatimin e këtij ndalimi kushtetues pavarësisht se bëhet fjalë për një ministër të rëndësishëm dhe njëri shumë të afërt të kryeministrit Rama”.- shprehet Gazment Bardhi.
Ndërsa kërkesa tjetër është firmosur nga 28 deputetë.
“Zonja Xhaçka nuk mund te jete njëkohësisht edhe ministre e jashtme edhe investitore strategjike. Nuk mund te jete edhe deputete edhe pronare e plazhit publik. Ndaj i takon Gjykatës Kushtetuese te marre vendimin formal, te asaj qe ligji e dhe Kushtetuta e diktojnë fare qartë”.- u shpreh Agron Shehaj, deputet i PD-së.
Një ditë më parë, parlamenti miratoi raportin e shumicës socialiste, që bllokonte dërgimin në gjykatën kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës. Do të jetë gjykata kushtetuese e cila do të thotë fjalën e fundit për këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë