Mandia: Basha ka gabuar rëndë duke i quajtur anëtarët e PD bolshevikë
Ish-zv. kryeministrja Ledina Mandia tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjuha e përdorur nga kryetari i PD, Lulzim Basha në drejtim të anëtarësisë së PD që merrnin pjesë në foltoret e ish-kryeministrit Sali Berisha është e papranueshme.
Sipas saj, taktikisht Basha ka gabuar rëndë duke i quajtur anëtarët e PD bolshevikë, linçues apo persona me precedentë.
Ajo tha se foltorja ishte një mënyrë për t’u lidhur me bazën, gjë që kishte munguar prej kohësh duke u kthyer në një ngërç.
“Taktikisht Basha ka gabuar rëndë duke i quajtur anëtarët e PD bolshevikë, linçues dhe pastaj hajna dhe epitete të tjera apo duke fyer inteligjencën e tyre. Gjuha që një lider duhet të ketë një karshi anëtarësisë dhe delegatëve duhet të jetë e përshtatshme. Një lider duhet të bashkojë forcën politike. Qëllimi nuk është të përjashtohen anëtarë të PD, por të anëtarësohen më shumë dhe vëmendja të drejtohet ndaj regjimit Rama. Gjuha ka qenë më e ashpër ndaj anëtarësisë së PD se ndaj regjimit”, tha znj. Mandia.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja