Manipuluan zgjedhjet në shumë se 30-vende, nisin hetimet për hakerat izraelitë
Një hetim ka nisur ndaj një ekipi kontraktorësh izraelitë të cilët pretendohet se kanë manipuluar zgjedhjet në më shumë se 30 vende në mbarë botën duke përdorur hakerime, sabotazhe dhe dezinformata të automatizuara në mediat sociale.
Njësia drejtohet nga Tal Hanan, një ish-operativ i forcave speciale izraelite 50-vjeçar, i cili tani punon privatisht duke përdorur pseudonimin “Jorge” dhe duket manipuluar zgjedhjet në vende të ndryshme të botës.
Ai po demaskohet nga një konsorcium ndërkombëtar gazetarësh. Hanan dhe njësia e tij, e cila përdor emrin e koduar “Ekipi Jorge”, janë ekspozuar nga pamjet e fshehta dhe dokumentet e zbuluara nga The Guardian.
Hetimi zbulon detaje të jashtëzakonshme rreth mënyrës sesi dezinformimi përdoret nga ekipi i Jorge, për të manipuluar zgjedhjet pa lënë gjurmë.
Hanan u tha gazetarëve të fshehtë se shërbimet e tij, të cilat të tjerët i përshkruajnë si “operacione të zeza”, ishin në dispozicion të agjencive të inteligjencës, fushatave politike dhe kompanive private që donin të manipulonin fshehurazi opinionin publik.
Ai tha se ato ishin përdorur në të gjithë Afrikën, Amerikën Jugore dhe Qendrore, SHBA dhe Evropë.
LEXO GJITHASHTU:
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara
- 10:56 Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
- 10:54 GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
- 10:53 Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë
- 10:41 Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’
- 10:40 Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshime për pastrim parash
- 10:38 Braho në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Hetimi i krimit zgjedhor duhet të ndjekë gjurmën e parasë