Manja: Sfida e PS në mandatin e tretë, zbatimi i plotë i reformës në drejtësi dhe mbrojtja nga ata që duan ta zhbëjnë
Deputeti socialist, Ulsi Manja tha sot në ‘Rinvote’ se sfida e PS në mandatin e tretë është zbatimi i plotë i reformë në drejtësi dhe mbrojtja nga sulmet për zhbërjen e saj.
“Në mandatin e tretë, drejtësia e re do të jetë në veprim, zbatimi i plotë i saj dhe mbrojtja nga ata që kërcënojnë se do ta rishikojnë këtë reformë, por do të hasin në murin e partnerëve që reformën në drejtësise kanë kauzë ”, tha z. Manja.
I pyetur nga aktivistja Silvana Rusi, nëse ishin të mjaftueshëm 8 vjet në pushtet për PS për të nisur zbatimin e reformës dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve tek sistemi, z. Manja u shpreh se PS e ka kryer detyrën në raport me drejtësinë e re që presin shqiptarët dhe tani i takon sistemit të fitojë dhe meritojë besimin e publikut.
Sipas deputetit të PS, zbatimi i reformës në drejtësi është sfidë më vete, sepse qytetarët presin një drejtësi të matshme, me rezultate konkrete.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta