Manjani: Ndërhyrje në procesin zgjedhor, opozitën e lanë pa numërues
Juristi Ylli Manjani, i ftuar në Euronews Albania tha se janë bërë ndërhyrje në procesin e administrimit të zgjedhjeve.
Sipas Manjanit, vendimi i Gjykatës së Apelit është një vendim fashist, pasi e anashkalon opozitën nga pjesëmarrja në zgjedhje me komisioner, me numërues dhe me logo.
Gjithashtu Manjani shtoi se kjo do të përbente një pengesë për zgjedhjen duke qenë së opozita edhe pse do futet në garë, nuk do mundet të ketë numërues të saj.
“Më vjen keq vetëm që ndërhyrjet që janë bërë në procesin e administrimit të zgjedhjeve duke anashkaluar opozitën reale nga pjesëmarrja në zgjedhje me komisioner, me numërues, me logo dhe me çdo gjë ka ardhur për shkak të ndërhyrjes dhe të vendimit fashist.
Vendimi i gjykatës së Apelit ishte fashist, i natyrës fashiste. Kjo do e pengojë garën, sepse ti hyn në garë dhe nuk numëron dot votën”,-tha për Euronews Albania, juristi Ylli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta