Manjani: Nëse fiton PS atëherë opozita në Shqipëri merr fund, më mirë pushteti i brishtë i PD-së
Ylli Manjani tha në studion e Barometrit Politik në Euronews Albania se nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet e 25 prillit, atëherë vendi do të futet në një cikël të zi politik për shkak se nuk do të ketë më opozitë.
“Nëse konfirmohet në pushtet Edi Rama me skenarin e 2017-tës, të nesërmen e asaj dite opozita në Shqipëri merr fund, pluralizmi në Shqipëri merr fund dhe ne hyjmë në një cikël shumë të zi politik”, u shpreh ish ministri i Drejtësisë.
Z. Manjani tha se qeveria aktuale ka shfaqur që tani shenja të një politik-bërje që kufizon lirinë e qytetarëve gjë që përbën një rrezik për të ardhmen e vendit.
“Sot kemi shenja të rrezikshme, veçanërisht me përndjekjen politike, penale ndaj gazetarëve dhe ndaj njerëzve të lirë në këtë vend, këto do të fillojnë të shtohen dhe ky është një problem shumë i madh”, tha z. Manjani.
Sipas z. Manjani nevojitet një ndryshim pushteti, ku pushteti i ardhëm duke presupozuar PD-në, do të jetë një pushtet i brishtë por i parrezikshëm mjaftueshëm sa situata politike në Shqipëri të normalizohet. Partia Socialiste, nga ana tjetër, sipas z. Manjani është idealja për të bërë opozitë.
“Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë, siç PS mund ta bëjë, kanë radhën për ta bërë dhe e bëjnë shumë mirë. Pushteti i ardhshëm do të jetë një pushtet fragjil që nuk do zgjidhë problemet e Shqipërisë por të kthehet në një situatë normale”, u shpreh z. Manjani.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve