Manjani: Nuk do t’ia dijë njeri për përmbytjet, të gjithë pyesin a do ikë qeveria
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se përmbytjet e këtyre ditëve nuk janë ndryshe nga ato që ka kaluar shpesh vendi, por këtë herë janë të ngarkuara për shkak të debatit politik.
Sipas tij, diskutimi më i madh që bëhet sot nuk është kush u përmbyt, por a do ikë apo jo qeveria.
“Nuk do t’ia dijë njëri për përmbytjet, të gjithë pyesin do vijnë amerikanët apo s’do vijnë amerikanët, shqiptarët kanë që në ‘45 që presin amerikanët. Nuk mendoj se është lajm doli ministri apo kryeministri në terren, çfarë do bëjë, do dalë në fotografi? Shteti ka sot 180 mijë punonjës, të cilët të paktën 50 mijë duhet të ishin në punë. Është një histori që përsëritet dhe vjen për shkak të një arsyeje themelore, ne nuk zëmë mend nga fatkeqësitë. E gjitha bota është ndërtuar mbi bazën e fatkeqësive; Londra, Parisi janë ndërtuar mbi bazën e fatkeqësive sepse shtetet kanë zënë mend nga fatkeqësitë. Ndodhin edhe përmbytje, Evropa sot është e bllokuar, por nuk ndodh debati çfarë bëri qeveria, gjithë puna është se ne nuk vëmë mend. Kjo situatë ka ngarkesë politike që e kemi trashëguar nga fundi i vitit të shkuar. Askush s’e ka mendjen te kanalet sot, kanë ngarkesë politike për shkak të debatit politik. Në bulevardin e Tiranës nuk diskutohet u mbyt apo jo Novosela, por a do iki apo jo qeveria, debati është politik”, tha Manjani.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen