Manjani zbulon burgjet ku ka patur më shumë tentativa për arratisje
Juristi, Ylli Manjani i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me arratisjen e të paraburgosurit, Altin Ndocit. Manjani theksoi se burgjet janë të sigurta duke shuar se në 30 vite 3 raste janë regjistruar me arratisje të suksesshme nga burgjet.
Ai gjithashtu foli edhe lidhur me tentativat më të shumta për tu arratisur, ku sipas tij ndodhin më së shumti në mes të Tiranës tek burgjet e 313 dhe 302. Manjani theksoi se të burgosurit kapen nga policët. Sipas tij rasti i Ndocit e tregon qartë që ka patur shkelje të protokollit.
“Ka patur tentativa për largim. E dini ku janë tentativat më të mëdha? Ose te 313 ose 302 në mes të Tiranës. Njerëz që çajnë tunele te 302 dhe 313 që kërceu nga dritarja por u zu nga policët. Pra këta policët e keq paguar i ruajnë këto burgje dhe i ruajnë mirë.
A ka defekte? Patjetër që ka. Shoqerimi i të paraburgosurit ose të burgosurit nuk është një punë e lehtë. E di ca kosto ka ajo, të jashtëzakonshme. Që e kanë shkelur protokollin bën muuu, ça të themi. E kanë shkelur protokollin.
E kanë shoqëruar pa pranga, prangat që do ia vinin në dorë atij i kanë vënë në duar të tyre se janë në burg sot. Nuk kemi pse të bëjmë një ububu të jashtëzakonshme që në burgjet po bëhet hataja. Nuk po bëhet hataja. Burgjet kanë probleme infrastrukturore të jashtëzakonshme, jetojnë njerëz në lagështirë që të mos ngopesh me frymë”, tha ai.
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit