Manjani zbulon “varkën” e vetme të shpëtimit për Erion Veliajn
Juristi Ylli Manjani ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se varka e vetme e shpëtimit e kryebashkiakut Erion Veliaj është Partia Socialiste dhe Edi Rama.
Teksa ka komentuar atë që u fol si një përplasje mes tij dhe kryeministrit, lidhur me çështjen e delegimit nga ana e Veliaj të kompetencave në bashki nënkryetares Sara Goxhajt në vend të Anuela Ristanit e cila ishte përkrahur nga kryeministri, Manjani tha se ky ishte një lloj “grushti” për kreun e qeverisë.
Megjithatë Manjani shtoi se Veliaj nuk është në pozitën për të bërë të tilla presione, ndaj edhe u tërhoq nga ky vendim.
“Unë nuk mendoj se Erion Veliaj është në pozitat e kërcënuesit. Ai po përpiqet të thotë që “unë jam këtu, jam ende kryetari i Bashkisë dhe jam ende këtu edhe mund të kafshojë”. Kjo është ajo që ka ndodhur. Ai bëri një urdhër mbrëmë, kafshim ishte ai.
Ka komanduar dikë që është besnike e tij, Sara Goxhaj është besnike e Erion Veliaj, duke komanduar këtë përkundrejt dikujt që është mbështetur publikisht nga Edi Rama, sigurisht që ishte grusht jo i vogël në stomakun e Edi Ramës. Ne nga kjo na lind dyshimi, mos ndoshta ai pret më shumë nga Edi Rama dhe ka qenë i pakënaqur? Megjithatë unë mendoj se Erion Veliaj ka reflektuar sot dhe duhet të kuptojmë një gjë, që varka e vetme e Erion Velisë është PS dhe Edi Rama”,-tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit