Marash Kumbulla do të largohet nga Roma, interesohen dy ekipe për të
E ardhmja e Marash Kumbullës duket gjithnjë e më larg Romës, pasi tekniku i ri i kryeqytetasve nuk është bindur nga mbrojtësi kuqezi.
Pavarësisht aventurës jo pozitive, interes për të kanë shfaqur disa skuadra, me të cilët verdhekuqtë tanimë kanë nisur bisedimet për transferimin e lojtarit. Sipas raportimeve të fundit është Cagliari që duket një hap para për të arritur akordin me Romën për Kumbullën, por nuk do të përjashtohet një rikthim në La Liga, sërish te Espanyol.
Këta të fundit janë të kënaqur me atë çka lojtari i kombëtares shqiptare tregoi, ku madje arriti të shënojë dhe 3 gola edhe pse luan qendërmbrojtës. Kalimi i përkohshëm në Spanjë mund të cilësohet mjaft pozitiv, pasi Kumbulla arriti të gjente formën e mirë dhe dha idenë se diçka të tillë do ta pasqyronte edhe në Romë, por nuk ndodhi kështu. Gasperini nuk e ka në plan lojtarin 25-vjeçar për sezonin e ri, kështu që largimi është çështje kohe.
Me gjasa destinacioni i radhës është Cagliari, pasi bisedimet deri më tani kanë shkuar mirë mes palëve, ndërsa Roma do të ishte e kënaqur me çfarëdolloj vlere të ofruar, vetëm për të ulur numrin e lojtarëve në ekip.
LEXONI GJITHASHTU:
Historike, Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup” me ekipin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale
Kupa e Botës 2026, Shtëpia e Bardhë konfirmon praninë e Presidentit Trump në finale
L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla