Gati për të shpëtuar Sassuolon, Kumbulla është entuziast për aventurën e re

9 Shkurt 2024 | 16:40

“Gjithcka ndodhi shumë shpejt, por unë nuk pata asnjë hezitim duke i thënë agjentit tim që e doja këtë transferim. Tani jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, këto janë fjalët e 24 vjeçarit Marash Kumbulla në të parën intervistë si një lojtar i Sassuolo-s.

Duke folur për skuadrën e re, ai vë theksin tek dëshira e lojtarëve për të fituar. Gjithashtu vlerëson grintën e trainerit Dionisi dhe ambjentin serioz që rrethon Sassuolo-n.

Shqiptari që u transferua nga Roma pas 68 ndeshjesh, 4 golash dhe kontributit sinjifikativ për trofeun e parë në Conference League, kërkon mbështetjen e tifozëve për të dalë nga kriza.

“Jemi në një situatë delikate, por duke u stërvitur e dhënë maksimumin në fushë mund t’ja dalim. Nuk ka rëndësi nëse janë 50 apo 50.000 tifozë në stadium, por mbështetja nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Forza Sassuolo”, mbylli këtë intervistë mbrojtësi kuqezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026