Maratona e notit në Pogradec, 70 notarë pjesëmarrës nga mosha 14-25 vjeç

18 Gusht 2024 | 12:50

Më shumë se 70 notarë dhe ish-notarë kanë garuar mëngjesin e të shtunës në ujërat e liqenit të Ohrit në maratonën “Agron Ruvina” në Pogradec.

Në këtë maratonë me një distancë prej 500 metra kanë notuar notarë nga mosha 14-25 vjeç për kategorinë e notarëve profesionistë ndërkohë që gara më emocionuese ka qenë ajo e veteranëve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë notuar me ish notarin rekordmen pogradecar.

Andi Kongli dhe Enkelejda Tupa janë dy fituesit e kategorisë për veteranë të cilët shprehen se për të rikthyer në nivele të larta noton në Shqipëri kërkohet vëmendje dhe investim

Noli Ruvina është vëllai i ish-notarit të njohur Agron Ruvina, i cili thotë se Pogradeci do e rikthejë edhe njëherë traditën e notimit. Madje ai shpreson se edhe rekordet e vendosura nga Ruvina në vitin 1973 do të thyhen nga pogradecarët

Gara e maratonës është ndjekur me mjaft interes nga pushues të shumtë pogradecare por e të ardhur nga qytete të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026