Marrëdhëniet me të mitur, ashpërsohen dënimet për abuzuesit, 5 deri në 10 vite burg

29 Janar 2024 | 16:17

Referuar rasteve të fundit ku të miturit kanë rënë pre e krimeve seksuale, një gjë e tillë ka sjellë disa ndryshime në Kodin Penal që pritet të kalojnë në Kuvend.

Pritet të ashpërsohen dënimet në kodin penal për abuzuesit me të miturit, të cilët do të dënohen nga 5-10 vite burg.

Në draft-propozimin thuhet se mosha kur vepra penale e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur do të rritet me 2 vite, nga 14 në 16 vjeç.

Ashpërsimet në Kodin Penal për marrëdhëniet seksual me të mitur dhe lidhja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, sipas ekspertëve do të ndikojë në frenimin e këtij fenomeni.

Sipas ekspertëve ndryshim i ligjit duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e vendeve të rajonit.

Ekspertët thonë gjithashtu se ashpërsimi i dënimit mund ta frenojë këtë fenomen.

Gjobë ose me burgim deri në tre vjet parashikohet dënimi i më shumë se një lidhje martesore njëkohësisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026