Marrëveshja e armëve me Kinën ‘garanton’ paqen në Ballkan, thotë Vuçiç

22 Prill 2022 | 11:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste për ‘Financial Times’ ka folur mbi marrëveshjen me Kinën për blerjen e raketave, duke thënë se ‘pakti garanton paqen në Ballkan’.

Pavarësisht kundërshtive të BE-së, Vuçiç mbron blerjen e sistemit raketor.

Për qëndrimin ndaj Rusisë, presidenti serb thotë se ‘nuk do të marrin anë’ dhe se do të mbrojnë interesat e tyre duke mos u përkulur para presioneve dhe ultimatumeve për të vendosur sanksione ndaj Moskës.

Serbia, e cila është një vend kandidat për anëtarësim në BE, ka një lidhje të gjatë historike, politike dhe ekonomike me Rusinë, e cila gjithashtu furnizon me gaz Beogradin.

“Ne kemi disa mbrojtjeje (nga Rusia). Çfarë kërkoni (vendet e Perëndimit)? Të braktisim interesat tona kombëtare sepse dikush kërkon diçka për veten?”, u përgjigj Vuçiç.

Komenti i Vuçiç vjen vetëm pak muaj pasi ka fituar një mandat tjetër 5-vjeçar. Analistë të shumtë shprehin shqetësim se Beogradi po anon nga Rusia dhe Kina pavarësisht presionit nga Brukseli.

Liderët e BE publikisht shprehen se e shohin Serbinë si vend anëtar i unionit në të ardhmen, por privatisht dëshmojnë irritim në rritje për lidhjet me Moskën dhe Pekinin.

Një qasje e tillë me sa duket vjen për shkak se Brukseli i trembet faktit se një linjë e fortë ndaj vendeve të Ballkanit mund të çojë ujë në mullinjtë e Rusisë dhe Kinës.

Së fundmi, Serbia ka blerë sistem anti-raketë FK 3 nga Kina dhe kjo shihet nga Perëndimi si rritje e ndikimit të Pekinit.

Posedimi i armëve kineze nuk është kundër rregullatorëve të BE-së, por e bën të vështirë apo të pamundur pjesëmarrjen në stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Vuçiç shprehet se Serbia ka blerë dhe armë të tjerë përfshirë avionë luftarakë francezë dhe dronë luftarakë nga Turqia.

Sipas tij kjo është pjesë e përpjekjeve për të garantuar stabiliteti pasi edhe vendet fqinje kanë blerë armë gjithashtu.

“Ne kemi informuar të gjitha partnerët Perëndimorë, përfshirë SHBA për blerjen e FK 3s”, shprehet Vuçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026