Marrëveshja/ Gazetarja: Si dështoi Meloni me emigrantët, i devijoi në Shëngjin

7 Nëntor 2023 | 15:10

Gazetarja Alba Kepi është shprehur se marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për strehimin e emigrantëve të huaj në Shëngjin, nuk është transparente dhe nuk është diskutuar me publikun.

Komentet Kepi i bëri gjatë një interviste në “EuroNews Now” në EuroNews Albania, ku tha se nuk e di nëse me atë fluks emigrantësh, vendi ynë do të jetë në gjendje ta përballojë këtë situatë.

Sipas Kepit, reagimet lidhur me këtë çështje kanë qenë të pakta, duke shtuar se një reagim duhet të kishte edhe nga Presidenti i Republikës, pasi sipas saj, në Gjadër ndodhet një nga qendrat e sigurisë së vendit tonë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Si mundet Meloni ta frenojë fluksin e emigrantëve?

Me ato premtime që bëri gjatë fushatës elektorale, duke thënë se ajo do të përpiqej që të ngrinte zërin brenda BE-së, duke kërkuar që të ruhej integriteti territorial i Italisë. Emigrantët që përdornin italinë, të mos përdornin më brigjet italiane, por anijet humanitare t’i devijonin emigrantët në vende të tjera.

Pse e thashë fillimisht për traktatin e Dublinit? Sepse të gjithë emigrantët sipas këtij traktati, në vendin ku shkelin për herë të parë, aty katë të drejtë për lejeqëndrimi, të mos lëvizin më deri në plotësimin e kërkesave për azil. Nuk e arriti këtë dhe vendosi që t’i devijojë në Shëngjin.

Ne nuk po strehojmë shtetas italianë, po strehojmë një problem të Italisë. Fakti që ajo nuk i lejon të zbarkojnë në brigjet italiane, është hileja për t’i devijuar drejt Shqipërisë. Unë nuk e di që nëse në muaj do të vijnë 3 mijë banorë, sa do të jetë i aftë ai vend që të mbajë këta emigrant. Nuk e di si autoritetet lokale, forcat e opozitës në Këshillin e Shëngjinit, nuk kanë reaguar.

Unë nuk i kam dëgjuar. A kanë pasur ato informacion se në territorin e tyre do të ngrihen dy qendra të tilla? Mendoj se në këtë pikë duhet të ndërhyjë edhe Presidenti i Republikës, pasi në Gjadër kemi edhe një nga qendrat e sigurisë, qendër ajrore nga më të rëndësisshmet. Pra sa është konsideruar debate publik dhe siguria në këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026