Marrëveshja për eksportin e grurit, Erdogan: U shmang makthi i urisë në botë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan e ka konsideruar historike marrëveshjen me Rusisë dhe Ukrainës për zhbllokimin e eksportit të grurit në portet ukrainase.
Nëshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë në Stamboll këtë të premte, shkruan CNN.
“Sot është një ditë historike, ne jemi krenarë për rolin tonë në këtë iniciativë që ka zgjidhur krizën globale të ushqimit. Marrëveshja e sotme ka të bëjë me të gjitha kombet e botës, nga Afrika në Azi dhe ne po shmangim së bashku makthin e urisë globale.”, tha Erdogan.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ishte i menjëhershëm efekti në tregjet ndërkombëtare, ku çmimi i grurit përsoi ulje. Një kg apo një ton grurë shitet sot në bursë me çmimin e muajit shkurt.
Të dy shtetet kanë pranuar të firmosin veçmas marrëveshjen në Turqi, për të hapur në këtë mënyrë rrugët e sigurta na Odesa dhe dy porte të tjera që kontrollohen nga Ukraina. Me këtë pakt, 25 milionë tonë drithëra do të shkojnë në tregjet globale.
Ulja e çmimit të grurit, i cili u dyfishua në mars pritet të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve të tjerë, të lidhura më të si mielli e buka, makaronat e ëmbëlsirat.
LEXONI GJITHASHTU
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid