Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Qafoku: Rrezikon të plasë trafiku klandestin

9 Nëntor 2023 | 13:48

Gazetari Roland Qafoku është shprehur skeptik lidhur me marrëveshjen e vendit tonë me Italinë, për vendosjen në Shqipëri të emigrantëve afrikanë që kthehen nga Italia.

Komentet Qafoku i bëri përmes një interviste në “EuroNews Now” në EuroNews Albania, ku tha se vendosja e këtyre emigrantëve në Shqipëri, rrezikon që këtu të plasë trafiku klandestin.

Ai tha gjithashtu se nëse ndodh një ngjarje në vendqëndrimin e emigrantëve, Policia lokale nuk mund ta përballojë.

“Itinerari aty mund të plasë trafiku klandestin. Ata do të vijojnë të dalin nga kampi edhe kundër rregullave. E kemi përvojën edhe me afganët. Këta do ta kenë atë si një pedale për të kaluar në vendet e BE-së, jo për të ndenjur këtu.

Dakord thoni ju që do ta menaxhojë pala italiane, por a e imagjinoni kompetencat apo edhe numrin e policëve në Shëngjin të forcave të sigurisë të Shqipërisë. Po të ndodhë një ngjarje atje? Policia lokale nuk mundet të menaxhojë një ngjarje atje.

Shëngjini nuk është komisariat. Por unë kam merakun e plasjes së trafikut klandestin, ajo shifër rreth 40 mijë nuk është e ulët. Do të vihen në lëvizje trafikantët që do i transportojnë ata në vendet që dëshirojnë”, tha Qafoku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026