Marrëveshja për punonjësit e huaj, Ministria e Ekonomisë mohon lajmet
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka reaguar përmes një përgjigje zyrtare, sa i takon marrëveshjes për të sjellë punëtorë të huaj në Shqipëri.
Pyetur nga Euronews Albania, nëse kjo marrëveshje është reale dhe se çfarë do të përmbante ajo, Ministria hedh poshtë lajmet e publikuara.
“Sqarojmë se nuk ka akoma një marrëveshje midis shteteve për punësimin e të huajve në Shqipëri e për pasojë nuk mund të kemi as hapa dhe as numra pasi ato bëhen në fazën mbasi marrëveshja është nënshkruar nga palët”, thuhet në në përgjigjen e Ministrisë.
Në përgjigjen e saj, Ministria e Ekonomisë, shkruan se brenda këtij viti do të kryhet një analizë e detajuar mbi mungesën e fuqisë punëtore.
“Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në bashkëpunim me UNDP (United Nations evelopment Programme), brenda vitit 2024 do të përfundojnë Analizën e Nevojave për Aftësi në vend, në të gjithë sektorët, për të evidentuar nevojat reale për punonjës në Shqiperi, sipas çdo sektori”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë