English

Marrëveshja për teknologjinë, Rama: Ç’do kontribut nga Izraeli është i mirëpritur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama tha këtë të premte se është nënshkruar marrëveshja mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e Bashkisë së Tiranës, dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, e cila do të realizojë një investime për teknologjinë digjitale.

- Advertisement -

Sipas kryeministrit TEDA Tiranë është një projekt strategjik për të nxitur investimet në teknologji dhe industri, duke ofruar lehtësira për investitorët në sektorë si teknologjia, automotive, inovacioni dhe prodhimi.

“Të mirëpresim dhe firmosjen e kësaj marrëveshje, që e ka zanafillën disa vite më parë në një vizitë në Izrael. Kompani është jashtëzakonisht e kënaqur me ketë marrëveshje që të firmoset. E them këtë jo vetë në marrëdhëniet që e kanë zanafillën me popullin hebre, por sepse pavarësisht numrit të vogël të popullsisë, është frymëzuese se dallimin nuk e bën se çfarë ke, po çfarë di. Thene këtu shembullin e ujit, Izraeli nuk ka burime ujore, si Shqipëria, por ka furnizimet e jashtëzakonshme të ujit në një tokë që nuk është pjellore. Izraeli ka zhvilluar bujqësinë dhe është transformim i dijes. Ne jemi në një fazë që jemi duke projektuar dhe këtu dua ti bëj një falenderim ambasadores së Izraelit. Kjo ka një rëndësi të veçantë, sepse kjo shton energjinë dhe forcën për të bërë më shumë në vendin ku është. Ne jemi duke diskutuar shumë, sepse çdo kontribut që mund të vijë nga Izraeli në Shqipëri është i mirëpritur”.

Ai tha se ky është një moment historik, ndërsa u shpreh se tashmë Shqipëria nuk mund të humbasë asnjë moment ndërkohë që sipas tij është hapur “dritarja për anëtarësim në BE”.

“Ky është një moment historik, për Shqipërinë. Është hapur një dritare e një mundësie për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian duke shfrytëzuar një hapësirë kohore tejet të shkurtër. Shpejtësia e procesit me të cilin ne po përparojmë në këtë kornizë është më e larta ndonjëherë, krahasuar me të gjitha vendet, jo sepse ne po e bëjmë shumë mirë detyrën tonë, që kjo s’diskutohet, por sepse BE është shumë e interesuar për shpejtësi. Është momenti historik i përputhjes së rrethanave tona të brendshme me rrethanat e Bashkimit Europian. Janë ata po aq të interesuar sa ne që ky proces të mbyllet dhe ne të bëhemi pjesë e bashkimit evropian. Ne kemi detyrën të mos humbasim asnjë ditë, sepse nëse nuk e realizojmë këtë kapërcim në këtë hapësirë kohore dritarja mund të mbyllet e historia të fillojë nga e para”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?