“Sa të jetë Turqia, Shqipëria s’do jetë vetëm”, Rama falënderon Erdogan për ndihmën
Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Ankara, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Turqisë, kryeministri Rama falënderoi qeverinë turke për kontributin dhe ndihëm e dhënë për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës në momentet e tyre më të vështira.
“Shqipëria nuk mund të harrojë se falë jush, Kosova u njoh si Republikë e Pavarur pak minuta pasi parlamenti shpalli pavarësinë. Ju na ndihmuat pas tërmetit dhe ndërmorët nismën për ndërtimin e 500 apartamenteve. E treta, kur ne dhe Ballkani Perëndimor u ndjemë si peshku pa ujë kur ra coronavirusi dhe nëse nuk do të ishte Turqia dhe ju (Erdoganit), do të kishim pasur mijëra humbje jete. Spitali Memorial i ndërtuar nga Turqia, është pararojë e transformimit të shëndetësisë në Shqipëri. Aty ka nisur modeli i autonomisë spitalore. Presim të vijë Universiteti turk në Tiranë, që do t’u japë mundësi studentëve të ndjekin një universitet të një niveli botëror. Kishim 10 milionë turistë dhe nga Turqia, numri i turistëve u rrit 30%. Investimet turke kanë arritur 3.7 mld euro dhe presim të tjera. Vëllimin tregtar duhet të çojmë në 1 mld euro”, tha Rama.
Gjatë qëndrimit të tij, Rama ka firmosur disa marrëveshje me presidentin turk, Erdogan.
Marrëveshje dhe Memorandume të firmosura sot në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë:
-
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës sëShqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
- Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.
- Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.
- Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë