Marrëveshje me Italinë për ujin? Rama: Ideja që nga Lufta II Botërore

25 Gusht 2023 | 14:13

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes se gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Italisë për furnizimin me ujë.

Rama u shpreh se ideja e transportimit të ujit nga jugu i Shqipërisë drejt Italisë është një ide e vjetër që nga Lufta II Botërore dhe nuk bëhet fjalë ende për marrëveshje.

“S’ka një projekt, janë të gjitha ide. Ideja e ujit është një ide që daton para Luftës së Dytë Botërore dhe e kanë promovuar të gjitha qeveritë italiane, po nuk është bërë asgjë konkrete. Varet nga vullneti i qeverisë italiane sepse është projekt i madh që Shqipëria nuk mund ta realizojë dot. Do kemi një takim të dytë të komitet të përbashkët të investimeve në Romë dhe do shohim do shkohet më tej”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle në burgun e Drenovës, gjendet telefon në qelinë e Laert Haxhiut! Dërgohet në SPAK për ekspertizë

Kontrolle të befasishme të ushtruara këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një tjetër aparati celular. Pajisja...
11:35 | 22/07/2026

Kërkohej prej një muaji nga familjarët, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për prostitucion brazilianen dhe tutorin e saj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar këtë të mërkurë në gjyq shtetasin S.M., i akuzuar për veprën...
11:28 | 22/07/2026

Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në...
10:59 | 22/07/2026