Masakra në Kavajë, banakierja e lokalit “kyç gojën”, policia merr kamerat

30 Mars 2023 | 14:40

Armand Gosa dhe Sali Rexha janë dy viktimat e një konflikti në Kavajë ditën e djeshme.

Euronews Albania ka shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja. Banakierja nuk pranoi të flasë për kamerat duke theksuar se arsyeja pse lokali ishte bosh, ishte prej muajit të Ramazanit, jo prej konfliktit pasi ai nuk ka ndodhur në ambientet e lokalit.

Ndërkaq, zonja pohoi se nuk ka qenë e pranishme në momentin e ngjarjes dhe nuk kishte si të fliste, ndërsa nuk ishte as në dijeni për pamjet nga kamerat e sigurisë që tashmë janë sekuestruar nga policia.

Dy viktimat kishin probleme me njëri tjetrin që para tre ditësh dhe të mërkurën u takuan përsëri për t’u sqaruar, por gjithçka degjeneroi kur ecën disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave dhe Gosa qëlloi me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë.

Armand Gosa dhe Sali Rexha i kanë ndërruar emrat në gjendjen civile, pasi i kishin Edmond dhe Altin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026