Ngjarja me dy viktima në Kavajë, banori: Jemi në Shqipëri s’na bën përshtypje gjë
Armand Gosa dhe Sali Rexha mbetën të vrarë ditën e djeshme në Kavajë pas një konfliktit që kishte nisur tre ditë më parë.
Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi raportoi se ata u takuan sërish dje për t’u sqaruar, por fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.
Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë e për pasojë të dy kanë mbetur të vdekur.
Ndërkohë ditën e sotme kanë folur banorët e zonës ku janë shprehur se nuk çuditen me ngjarjet që ndodhin në Shqipëri
“Jemi në Shqipëri nuk na bënë përshtypje gjë. Kavaja ka qenë vend i qetë. Me këtë shtet që kemi ne çfarë nuk ndodh. Kur e dëgjova ngjarjen mu duk diçka e pazakontë.”- tha ai.
Armand Gosa njihej si një konsumues i alkoolit dhe ka pasur edhe më parë konflikte me persona të tjerë.
Armand Gosa dhe Sali Rexha i kanë ndërruar emrat në gjendjen civile, pasi i kishin Edmond dhe Altin.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë