Masakroi gruan me thikë, autori në Gjykatë: Për xhelozi e bëra, s’e gjeta në rregull

8 Qershor 2023 | 12:03

46 vjeçari Aleko Myrtollari, i cili mbrëmjen e së shtunës plagosi rëndë me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin. Pritet të njihet me masën e sigurisë “arrest në burg” e cila u dha pas ngjarjes nga gjykata e Korçës në mungesë.

Burime nga prokuroria e Korçës bëjnë të ditur se organi i akuzës në kërkesën për njohjen për masën e sigurisë që i ka dërguar gjykatës, do të kërkojë që Myrtollari të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve.

Aleko Myrtollari ka deklaruar në seancën për njohjen me masën e sigurisë se:

“Kam qëndruar 7 muaj në Gjermani. Ika në Francë, u stabilizova atje. Ju dërgoja para në shtëpi, por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Fëmijët ishin të paedukuar dhe çupa nuk shkonte në shkolle. E bëra për xhelozi. Bëra veprim të nxituar për nënën e 3 fëmijëve,”-u shpreh ai para gjykatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026