Masat nga Komiteti i Ekspertëve, Andi Koraqi: Pse u vendos që mësimi të bëhet ‘online’
Studentët do të mbeten larg auditorëve, të paktën edhe për dy javët në vijim. Kështu njoftoi sot Komitetit Teknik i Ekspertëve, i cili la në fuqi edhe kufizimin e lëvizjeve dhe mbylljen e bareve e restoranteve nga ora 22 deri në orën 6:00 të mëngjesit.
Anëtari i këtij komiteti Andi Koraqi tha në Euronews Albania se situata e pandemisë në Shqipëri për momentin është e qëndrueshme. Mjeku shtoi se vendimi për të vijuar mësimin online në universitete synon frenimin e përhapjes së Covid-19 në popullatë.
Sipas tij ky vendim do të rishikohet pas dy javësh nëse do duhet të vijojë me të njëjtën strategji apo do ndiqet rruga për rikthimin e studentëve në auditorë.
“Kemi një situatë të qëndrueshme, por nuk kemi situatë të përmirësuar. Kemi një ulje të lehtë të infektimeve, por kemi dhe një shtim të lehtë të shtrimeve në spital. Duhet parë nëse kjo qëndrueshmëri vijon apo ndryshon. Dhe për këtë arsye është mendër se studentet të mos vijnë në auditore. Kemi një lëvizje të shtuar nëse studentët fillojnë të vijnë në shkollë. Janë grupmosha më aktive, e cila do ketë kontakte dhe lëvizjet e veta, dhe kjo presupozohet që mund të jetë shkak për rritjen e mëvonshme”, tha ai.
I pyetur nga Euronews Albania nëse Shqipëria e ka infrastrukturën për vaksinën Pfizer, z. Koraqi dha këtë përgjigje:
“Infrastruktura ekziston. Për çdo skenar të vaksinës, të gjitha infrastrukturat janë të gatshme. Pfizer kërkon infrastrukturën më të vështirë se kërkon një temperaturë -70 gradë. Për çdo skenar të vaksinës, infrastruktura ekziston”, u shpreh ai.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta