Masat për parandalimin e krimeve zgjedhore, Dumani takim në Prokurorinë e Durrësit
Në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, u zhvillua një takim i rëndësishëm pune mes drejtueses së Prokurorisë, Znj. Suela Beluli, dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Z. Altin Dumani.
Pjesëmarrës ishin gjithashtu përfaqësues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, prokurorë dhe oficerë të Seksionit të Posaçëm të Përkohshëm Kundër Krimit Zgjedhor të Prokurorisë së Durrësit.
Ky takim u organizua në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK, e cila ka për qëllim të sigurojë komunikimin dhe bashkëpunimin efikas gjatë periudhës zgjedhore të Kuvendit të Shqipërisë 2025.
Palët diskutuan rëndësinë e reagimit të shpejtë, koordinimit të efektshëm dhe ndarjes së informacionit mes institucioneve, për të identifikuar dhe ndjekur penalisht çdo veprim që mund të dëmtojë integritetin e votës së lirë të qytetarëve.
Për të garantuar një trajtim të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë të kallëzimeve dhe informacionit nga qytetarët, në kuadër të marrëveshjes, prokurorëve dhe hetuesve të Prokurorisë së Posaçme do t’u vihen në dispozicion ambiente në Prokurorinë e Durrësit. Po ashtu, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jenë të pranishëm në terren dhe të gatshëm për të marrë çdo kallëzim në lidhje me aktivitetet e dyshuara penale gjatë procesit zgjedhor.
Ky angazhim i përbashkët është një garanci shtesë për transparencën dhe seriozitetin e institucioneve në trajtimin e krimeve zgjedhore. Prokuroria inkurajon çdo qytetar që të bashkëpunojë dhe të raportojë çdo përpjekje për të cenuar votën e lirë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit riafirmon angazhimin e saj për të bashkëpunuar ngushtësisht me të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm ligjor për të mbrojtur të drejtën e votës dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit