Masat për përballimin e të nxehtit, Manastirliu: Shtohen 9 njësi të lëvizshme

18 Korrik 2023 | 12:45

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përballimin e të nxehtit ka inspektuar një prej pikave të hapura enkas për asistencë mjekësore për qytetarët që do të kenë nevojë në Pedonalen e Shkodrës.

“Në kuadër të planit të masave të bashkërenduar me të gjitha institucionet qe jemi duke punuar, qoftë me Njësinë Mjekësore Ushtarake, Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Operatorin e Kujdesit Shëndetësore dhe gjithashtu edhe me Institutin e Shëndetit Publik, jemi të angazhuar sa i përket valës së të nxehtit, ku kjo javë konsiderohet si një prej javëve më të nxehta, ndaj 9 Njësi të Lëvizshme janë në territor, me mjekë, infermierë, janë pozicionuar në qendra të qyteteve, duke filluar nga Tirana me 4 njësi në territor, gjithashtu në Shkodër, Berat, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe në zonat bregdetare ku tashmë stukturat e emergjencave janë në territor qe në 15 Qershor. Këto struktura te emergjencave të vendosura në qendër të qyteteve ku edhe fluksi i turisteve dhe pushuesve është i lartë të kemi garanci që të ofrojmë kujdes shëndetësor në kohë”,- tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë njofton se është vënë në zbatim plani i masave kundër valës së të nxehtit, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe Njësinë Mjekësore të Ushtrisë.

Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit përmban: Vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave në zonat me fluks të lartë në qendrat e qyteteve për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente. Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë. Ndërsa janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026